Fenomeni i fishekzjarrëve në mesnatë është kthyer në një makth të përnatshëm për banorët e Tiranës dhe jo vetëm. Zhurma e tyre shqetëson jo vetëm njerëzit e sëmurë, të moshuarit dhe ata që zgjohen herët për punë, por mbi të gjitha, fëmijët e vegjël.
Një video e dërguar së fundmi në redaksinë e JOQ Albania e sjell qartë këtë realitet. Në pamje shfaqet një vogëlush nga Tirana, vetëm 2-vjeç, i cili i drejtohet shqiptarëve me një apel të thjeshtë por shumë domethënës:
“O shqiptarë, mos hidhni fishekzjarre se jam i vogël dhe trembem. Mos i hidhni fishekzjarrët, silluni me kulturë. Mos hidhni fishekzjarrë. Është gabim. Jo!”
Një thirrje e pafajshme që përmbledh atë që mijëra qytetarë ndiejnë çdo natë: lodhje, frikë dhe mungesë qetësie për shkak të shpërthimeve pa orar.
Apeli i këtij vogëlushi është një kujtesë e fortë se përtej argëtimit të momentit, fishekzjarrët në mesnatë prishin gjumin, sjellin ankth dhe dëmtojnë mirëqenien e të tjerëve.
<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/5YCDNVNWTEI” title=”Thirrja e vogëlushit 2-vjeçar: Mos hidhni fishekzjarre! Jam i vogël, trembem!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>