Thirrja kundër racizmit/ Enca ironizon vip-at shqiptarë: “Mos postoni si amerikani se është më trendy”

Thirrja kundër racizmit/ Enca ironizon vip-at shqiptarë:…

Ditën e sotme, Instagrami është pushtuar nga foto me profil të zi pasi personazhe të famshme iu bashkuan thirrjes kundër racizimit nën sloganin #BlackOutTuesday. Personazhet e famshëm si të huaj dhe shqiptarë u bënë pjesë e thirrjes duke publikuar foto të zeza në rrjetet e tyre sociale.

Por këngëtarja Enca Haxhia duket se e konsideron të ekzagjeruar reagimin e personazheve të njohur shqiptarë dhe iu bën thirrje që të ngrejnë zërin për çështje që në të vërtetë janë më problematike në vendin tonë.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë?

Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më “trendy”.

Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi… Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë.”- shkruan Enca në postimin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit