Banorët e Kaninës, të cilët ndodhen vetëm 5 minuta larg qytetit të Vlorës, i bëjnë thirrje urgjente shtetit për ndihmë.
Ata theksojnë se era e plehrave të djegura po u shkakton probleme serioze shëndetësore dhe se ndihen të braktisur nga autoritetet.
“I bejme thirrje shtetit te na gjejn vloren se na ka humbe po ikim neper njerzit tane neper fshtara se na helmuan nga era e plehrave te djegura. Qe jemi vetem 5 min large na vlora ne Kanine”,-deklarojnë ata për JOQ.
Situata është bërë e papërballueshme dhe kërkon masa urgjente për t’u zgjidhur pasi era e tmerrshme po i asfikson. Qytetarët kërkojnë nga autoritetet që të merren masa për ndalimin e djegies së plehrave.
