Thoma Mastora, autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull

Thoma Mastora, autori i vrasjes së të…

69-vjeçari Thoma Mastora është autori i vrasjes së dy të moshuarve në Dropull, 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe. Nga hetimet e kryera u arrit në konkluzionit se ata janë goditur nga sende të forta dhe prerëse. Në pyetje për këtë rast janë marrë 35 persona.

Sipas policisë, në banesë, aty ku ndodhi vrasja, u gjetën 50 milion lekë të vjetra, të cilat nuk u prekën nga autori, i dënuar më parë për vjedhje.

Thoma Mastora akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Autori njihet si një person mjaft konfliktual në zonë.

Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit