
Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë shqetësimin e saj pasi ka hasur një zonjë të moshuar, e cila duket në gjendje jo të mirë mendore dhe mund të jetë në nevojë për ndihmë.
Sipas qytetares, zonja ndodhej pranë Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë dhe pretendonte se quhej Vjolla Omeri, 71 vjeçe, banore në Kombinat. Megjithatë, për shkak të gjendjes së saj të rënduar, nuk dihet nëse informacioni është i saktë.
“Thoshte që përdor ilaçe sepse harron kush është. Ishte e çoroditur, nuk dukej mirë fare. Mund të jetë ndonjë nënë që familjarët po e kërkojnë me ankth,” – thotë qytetarja që e gjeti.
Zonja është dërguar në Komisariatin nr. 2, në Zyrën e Pritjes, në zonën e 21 Dhjetorit.
Nëse dikush e njeh apo ka informacion mbi të afërmit e saj, është i lutur të kontaktojë autoritetet përkatëse sa më parë.