Thyhet ora policore, koshave të mbeturinave në Elbasan u vihet flaka

Thyhet ora policore, koshave të mbeturinave në…

Një incident ka ndodhur gjatë natës në Elbasan, ku persona të pa identifikuar nga policia u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të Elbasanit në afërsi të stadiumit “Elbasan arena”, rreth orës 01:45. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka shmangur përhapjen e flakëve.

Edhe pse pas orës 20:00 është e ndaluar lëvizja dhe vendi monitorohet nga forcat policore, kjo nuk i ka ndalur personat ende të pa identifikuar t’i venë flakën dhe t’i zhvendosin ato ne afersi të bizneseve duke rrezikuar edhe këto të fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit