
Arabia Saudite besfasoi ditën e djeshme, pasi përmbysi ndeshjen ndaj Argjentinës, duke fituar me rezultatin 1-2. Pas golit të dytë lojtari arab, Ali Al-Bulayhi iu drejtua Lionel Messit.
Ai e preku në shpinë argjentinasin për të tërhequr vëmendjen e tij dhe më pas i tregoi stemën që kishte në fanellë në shenjë sfide.
Sipas The Sun ai i tha diçka lojtarit argjentinas, me Lautaro Martinez dhe Papu Gomez të cilët vrapuan t’i ndanin.
Vetë Al-Bulayhi ka zbuluar pas sfidës se çfarë i kishte thënë ai Messit. “Ti nuk do të fitosh, ti nuk do të fitosh”.