TIA: Austria anulon fluturimet me Rinasin, nga nesër mund të dëmshpërbleheni...

TIA: Austria anulon fluturimet me Rinasin, nga…

“Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Serbinë. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020”.

Të gjitha fluturimet janë anulluar, teksa TIA njoftoi se pasagjeret që u janë anuluar fluturimet kanë mundësi që të rishikojnë datën për ta shtyrë fluturimin për një datë tjetër deri në fund të 2021 ose të rimbursohen.

NJOFTIMI I PLOTË:

?Lajm jo i mirë mbërrin nga Austrian Airlines

?Ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020

Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve.

Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Britaninë e Madhe, Suedinë dhe Ukrainën. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020.

?Për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.

?Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anulluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.

? https://www.austrian.com/…/help-and-con…/contact-form-refund

?Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.

?Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit