“T’ia djegin tokën nën këmbë këtij pushteti”/ Berisha bën thirrjen e fortë

“T’ia djegin tokën nën këmbë këtij pushteti”/…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të forta nga protesta te sheshi para Ministrisë së Brendshme.

Ai është shprehur se qytetarët jkudo që janë duhet t’i kthejnë përgjigjen e merituar kësaj qeverie që po dhunon 15 vjeçarë dhe qytetarë të shtrirë në tokë.

“Do t’ia djegim tokën nën këmbë këtij shteti që shkelmon në kafshëri të appërmbajtur një njeri në tokë. Siç ndodhi më të ri dje apo siç ndodhi tek liqeni. Meritojnë çdo ndëshkim. Iu bëj thirrje qytetarëve tu japin përgjigjen e merituar. Kanë banditë, s’kanë familje, s’kanë asgjë dhe meritojnë çdo lloj ndëhskimi. Ti identifikojnë dhe tu japin atë që meritojnë.

Shqiptarë jane njerëzit më të pambrojtur në botë. Keni një polici me vrasës e banditë që iu shtyp në tokë. Një kryebandit që rikthen praktikat e etërve të tij. Një drejtësi në xhepin e banditit. Qytetaret e ndershëm nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër përveç guximit.

Në ‘90-‘91 komunizmi iku se e zvarritën diktatorin i bënë gjyqin politik. Sot narkodiktatori meriton Lanën, jo zyrën që ka. E meriton të hodhët në Lanë sepse aty e ka vendin në koshin e plehrave të historisë. Sot përveç Zotit dhe guximit të tyre nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër. Të përdorin guximin e tyre për të flakur sa më shpejt këtë regjim të poshtër. Skena të tilla kam parë vetëm në ’90 me stampistët që e rrëzonin vajzën në tokë dhe e shkelmonin”. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit