Tifozët e Liverpool homazhe për Diogo Jotën, lule dhe mesazhe ngushëlluese jashtë 'Anfield'

Tifozët e Liverpool homazhe për Diogo Jotën,…

Tifozë të shumtë të Liverpoolit janë mbledhur jashtë stadiumit “Anfield Road” dhe me kurora me lule kanë kujtuar 28-vjeçarin, Diogo Jota. Sulmuesi i Liverpoolit dhe i vëllai, Andre, humbën jetën në një aksident rrugor në Spanjë.

“Ai do të mbahet mend me një buzëqeshje në fytyrë, duke shënuar gola për Liverpoolin. Por në një kohë si kjo, futbolli nuk ka rëndësi. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, vëllai i tij ka ndërruar jetë bashkë me të dhe prindërit e tij kanë humbur fëmijët e tyre. Dua të them, ai do të mbahet mend përgjithmonë si një i ‘Kuq’ i shkëlqyer për ne, por kur ndodh diçka e tillë, futbolli nuk ka më rëndësi”, tha një nga tifozët.

Jota, emri i plotë i të cilit është Diogo José Teixeira da Silva, luante për Liverpool FC dhe kombëtaren portugeze. Ai njihej për përkushtimin e jashtëzakonshëm në fushë. Që nga transferimi te Liverpool në vitin 2020, ai zhvilloi mbi 180 ndeshje dhe shënoi 65 gola. Ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Portugalisë që fitoi Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.

Një ndikim të madh ai e la edhe në ish-klubin anglez të Wolverhampton. Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga. Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën A-52 në provincën e Zamorës. Lajmi i rëndë vjen vetëm 2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit