Tifozët janë rebelë/ Policia e Greqisë nuk merr përsipër finalen AEK - PAOK, Shqipëria i thotë 'PO'

Tifozët janë rebelë/ Policia e Greqisë nuk…

Pasi nuk arriti të kontrollojë dot tifozët hollandezë në finalen midis Feyenoord – Roma, Shqipëria merr përsipër një tjetër risk. Në “Air Albania” pritet që të luhet finalja e kupës mes skuadrave greke, AEK dhe PAOK. Një ndeshje tejet e komplikuar për menaxhimin e saj, aq sa policia vendase nuk mori përsipër ruajtjen e rendit nëse kjo ndeshje zhvillohej.

Federata greke tentoi ta dërgonte finalen në Qipro, por as këta të fundit nuk pranuan të marin përsipër menaxhimin e ndeshjes. Ndërkohë ‘Po’ i ka thënë Federata Shqiptare e Futbollit homologëve grekë, duke pranuar parimisht që më 24 maj të luhet kjo ndeshje.

Problemi kryesor pritet të jetë rivaliteti i ashpër mes tifozëve të AEK-ut dhe PAOK-ut. Në plan për t’u pyetur ishin edhe shtete të tjera si Serbia dhe Rumania. Trazirat që mund të krijohen mes tifozerisë bëri autoritete greke që finalja të zhvendoset jashtë Greqisë. Një përgjegjësi e marë nga Shqipëria ndoshta në kushtet jo të favorshme për menaxhimin e kompeticioneve të tilla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit