Tifozët kryqëzojnë Cristiano Ronaldon, i publikojnë foton kur ishte imazh në reklamat e Coca-Colës

Tifozët kryqëzojnë Cristiano Ronaldon, i publikojnë foton…

Cristiano Ronaldo mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale me veprimin e tij, duke i larguar Coca Colan në konferencë për shtyp.

Ylli portugez bëri thirrje për një jetë më të shëndetshme, derisa kërkoi që të gjithë të konsumojnë ujë dhe jo pije të gazuara.

Nga ky momenti, Coca Cola pësoi humbje katër miliardë euro, pasi konsiderohej se ishte një anti-reklamë.

Ylli 36-vjeçar në disa intervista kishte thënë se nuk e lejon djalin e tij që të konsumojë pije të gazuara apo edhe ushqime të shpejta.

Nga kjo skenë e krijuar, tifozët nuk kanë qëndruar duar kryq dhe e kanë reaguar ashpër ndaj yllit portugez.

Ata i kanë bërë me dije pesë herë fituesit të Topit të Artë se ai po bijë në kundërshtim me vete, pasi në të kaluarën ka qenë imazh i Coca Colas dhe KFC-së.

Ronaldo promoted Coca Cola, KFC and Mcd’s https://t.co/Gq1a8qRsK7 pic.twitter.com/0auy68NkqJ— Madrid Fan (@cristiano_peak) June 15, 2021

Today Ronaldo promoted healthy drinking water while Messi has been promoting harmful drinks just for sake of money. I know my goat. pic.twitter.com/OFLrmCITEd— Nisal (@RealElBicho) June 14, 2021

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit