Tifozët të mrekulluar nga Milani, fanella e re shënon rekord shitjes për vetëm 3 ditë

Tifozët të mrekulluar nga Milani, fanella e…

Periudha pas pandemisë e ka parë Milanin në një formë krej tjetër.

Edhe ardhja e Zlatan Ibrahimoviç në formë, ka rritur nivelin e lojës te kuqezinjtë dhe harmoninë në grup.

3 ditë më parë, te Milani prezantuan edhe fanellën për sezonin e ri.

Tifozët të entuziazmuar, kanë filluar menjëherë me blerjet.

Shitja e uniformës së re ka shënuar rritje me 1700%, krahasuar me atë të vjetrën, vetëm në 3 ditët e para.

Uniforma e re është frymëzuar nga historia arkitekturore e qytetit të Milanos, dhe ka marrë komplimente të shumta nga tifozët në rrjetet sociale, por në të njëjtën kohë kjo është konfirmuar edhe nga fluksi shumë i madh i shitjeve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit