"Tigri 1" dhe "Tigri 2" i zhvasin shqiptarve edhe 11.3 milionë euro

“Tigri 1” dhe “Tigri 2” i zhvasin…

Qeveria ka vendosur në Vlorë dy TEC-e për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas ekspertëve të energjitikës, anijet lundruese nuk janë TEC-e prodhuese por thjesht gjeneratorë. E megjithatë nga buxheti i shtetit u morën fillimisht 72 milionë euro, për të vënë në punë anijet lundruese që askush nuk e di çfarë kanë brenda e çfarë nxjerrin jashtë. Ekspertët e mjedisit protestuan për vendosjen e anijeve lundruese në Vlorë, duke i cilësuar si ndotëse të mëdha të mjedisit edhe ujrave.

Mirëpo sikur mos të mjaftoni këto, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, e njohur si KESH, ka hapur një tjetër tender për dy anijet lundruese në Vlorë. Bëhet fjalë për një procedurë për depozitimin dhe ngarkim-shkarkimin e naftës që do të përdoret për prodhimin e energjisë nga “Tigër 1” dhe “Tigër 2”. Fondi për këtë shërbim është plot 11.3 milionë euro. Mirëpo në këtë tender nuk përfshihet blerja e karburantit, e cila është një procedurë më vete.

KESH ka kërkuar të blejë fillimisht 100 mijë tonë karburant, të llojit naftë e rëndë që do të përdoret për prodhimin e energjisë nga dy termocentralet lundruese. Sipas marrëveshjes, dy anijet me kapacitet të instaluar rreth 110 mega vat u pajtuan për një periudhë dy vjeçare. Në këmbim KESH i paguan kompanisë amerikane 63 mijë dollarë në ditë vetëm si qira, përfshirë koston e mirëmbajtjes së mjeteve.

Deri më tani “dy tigrat” i kanë marr buxhetit të shtetit afro 100 milionë euro, pa sjell asnjë përfitim për shqiptarët. Ky projekt është kundërshtuar shumë pasi sipas ekspertëve të ekonomisë ka kosto mjaft të larta dhe shërbimi që do të ofrojë është minimal. Po sipas ekspertëve, në Vlorë ndodhet një TEC që do vetëm 5-6 milionë euro të vihet në punë si dhe është i certifikuar, ndërkohë që qeveria harxhon miliona euro me anije lundruese për të prodhuar energji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit