"Tigri 1" dhe "Tigri 2" nuk po prodhojnë energji, shqiptarët kanë paguar 94 mijë dollarë në ditë

“Tigri 1” dhe “Tigri 2” nuk po…

Në Triport të Vlorës prej muajit shtator të vitit 2022 janë vendosur dy termocentraleve lundrues për prodhimin e energjisë. Sipas premtimeve të qeverisë, do të duhej që në janar të këtij viti të niste puna për prodhimin e energjisë elektrike, por deri më tani asnjë kilovat orë nuk është prodhuar.

Vendosja e anijeve në bregdet u ka kushtuar shqiptarve rreth 94 mijë dollarë në ditë, ose afro 20 milionë dollarë deri tani pa bërë asgjë.

“Për të ardhmen në energji ne kemi plane të rëndësishme dhe agresive, ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triport”, deklaronte Balluku në dhjetor 2022.

Ministrja Balluku tha më 9 janar të këtij viti se është liudhur një kontratë me vlerë 68 milionë dollarë me kompanitë që kanë ofruar me qira termocentralet lundruesë. Mirëpo deri tani asnjë kilovat orë nuk është prodhuar dhe dy njësitë prodhuese të marra me qira nuk kanë marrë licencat e prodhimit nga Enti Rregullator i Energjisë.

Paratë e shqiptarve vijojnë të haxhohen haptazi me kontrata private që nuk ofrojnë shërbim por vetëm marrin përfitim financiar nga taksapaguesit.

.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit