TikTok-erja vdes pak ditë pasi tha se nuk ishte përfshirë kurrë në një aksident

TikTok-erja vdes pak ditë pasi tha se…

Ylli i TikTok, Kara Santorelli, 18 vjeç, ka humbur jetën në një aksident tragjik, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas kokë më kokë me një tjetër mjet. Aksidenti ndodhi në Floridamë 17 mars. 

Vetëm pak ditë më parë, Kara ndau një video në TikTok ku thoshte se personat që përballen me aksidente gjatë vozitjes është për shkak të sjelljes së tyre të pakujdesshme. 

Duke folur për The New York Post, policia tha tha se Kara Santorelli humbi jetën pasi një sedan Chevrolet po ecte në korsinë e gabuar dhe u përplas me makinën e saj Nissan. Pas përplasjes njëra nga makinat ka marrë flakë dhe në aksident kanë humbur jetën të dy drejtuesit e mjeteve. Shoferi tjetër ende nuk është identifikuar.

Në videon e shpërndarë disa kohë më parë në TikTok, Kara tha se ajo respekton të gjitha normat e sigurisë për të qenë e sigurt. Kara ka shkruar në mbishkrimin se shumë njerëz e kritikojnë atë se është një shofere e keqe, por ajo kurrë nuk ka goditur një person apo një makinë. Ajo e regjistroi këtë video e ulur në makinën e saj dhe gjithashtu mblodhi më shumë se 15,000,000 shikime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit