TikTok një ndër aplikacionet që përdoret më shumë, autoritetet çeke e cilësojnë kërcënim sigurie

TikTok një ndër aplikacionet që përdoret më…

TikTok-u është një aplikacion i cili po përdoret më shumë se çdo rrjet social në ditët e sotme. Njerëzit kanë mundësi të postojnë, shohin, luajnë por edhe të fitojnë të ardhura nëpërmjet tij.

Së fundmi është bërë një paralajmërim nga mbikëqyrësit kibernetikë çekë, në cilësimin e këtij aplikacioni në pronësi kineze si një kërcënim sigurie.

Shumë vende kanë shprehur shqetësimin se TikTok mund t’u sigurojë autoriteteve kineze qasje në të dhënat personale të përdoruesve.

Agjencia është e shqetësuar për një kërcënim të mundshëm të sigurisë që vjen nga përdorimi i TikTok-ut, kryesisht për shkak të sasisë së të dhënave të përdoruesve të mbledhura nga aplikacioni dhe mënyrës në të cilën trajtohen të dhënat”, tha Agjencia Kombëtare Kibernetike dhe e Sigurisë së Informacionit në Çeki.

Qeveria çeke, edhe pse është pjesë e BE-së, nuk ka vendosur ndonjë ndalim deri më tani.

Kina u cilësua si një kërcënim i rëndësishëm për hapësirën kibernetike çeke nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së vendit (BIS) në një raport të publikuar vitin e kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit