TikTok vjen me risi pas padive dhe ankesave të shumta

TikTok vjen me risi pas padive dhe…

Kritikat e vazhdueshme për Tik Tok ka bërë që kompania më në fund të reagojë. Një opsion i ri për të rriturit do të përfshihet në këtë aplikacion. Kompania thekson se fëmijët nuk do të kenë më akses në shikimin e videove me përmbajtje seksuale.

Veçoritë janë krijuar për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi përvojën e tyre TikTok duke e bërë aplikacionin më të sigurt, veçanërisht për përdoruesit më të rinj. Kjo është një fushë ku TikTok sot po përballet me një kontroll të shtuar – jo vetëm nga rregullatorët dhe ligjvënësit që po kërkojnë të shtrëngojnë kontrollin e tyre në platformat e mediave sociale në përgjithësi, por edhe nga ata që kërkojnë drejtësi mbi dëmet e mediave sociale.

Për shembull, një grup prindërish hodhën në gjyq kohët e fundit TikTok pasi fëmijët e tyre vdiqën pas përpjekjes për sfida të rrezikshme që dyshohet se panë në TikTok. Ndërkohë, ish-moderatorët e përmbajtjes paditën kompaninë për dështimin e saj për të mbështetur shëndetin e tyre mendor, pavarësisht nga natyra e tmerrshme e punës së tyre.

Me opsionet e reja, TikTok synon të vendosë më shumë kontroll të moderuar në duart e përdoruesve dhe krijuesve të përmbajtjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit