Tiku i Poliçanit i jep 1 milionë euro Renido Petritajt, tender i dyshimtë me 96% të fondit limit

Tiku i Poliçanit i jep 1 milionë…

Një tjetër procedurë prokurimi publik po ngre hije të forta dyshimi për paracaktim dhe mungesë konkurrence, këtë herë në Bashkinë e Poliçanit.

Ky institucion, i drejtuar nga Adriatik Zotkaj, ka mbyllur tenderin me numër reference REF-87319-05-26-2026, me objekt “Rehabilitim i hyrjes se qytetit, BASHKIA POLIÇAN”. Ajo që bie menjëherë në sy dhe që ngre alarmin e skemave abuzive është afërsia ekstreme mes vlerës fituese dhe fondit limit të vendosur në dispozicion nga taksapaguesit.

Fondi limit për këtë projekt ishte caktuar në shifrën 81,725,135.00 lekë të reja pa TVSH, apo rreth 1 milion euro me TVSH. Ndërkaq, kompania fituese është shpallur “RAFIN COMPANY”, e cila ka ofruar vlerën 78,357,522.00 lekë të reja pa TVSH. Nga një llogaritje e thjeshtë matematikore rezulton se vlera fituese kap plot 95.87% të fondit limit.

Në praktikën e prokurimeve publike, kur një kompani fiton me një ofertë kaq pranë tavanit financiar (me vetëm rreth 4% diferencë), kjo konsiderohet nga ekspertët e auditimit si një tregues i pastër i një tenderi të paracaktuar.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania fituese “RAFIN COMPANY” është në pronësi 100% të biznesmenit Renido Petritaj.

Petritaj, i lindur më 1990 me origjinë nga Skrapari, është një emër i njohur në rrethin e biznesit të ndërtimit dhe tregtisë, duke zotëruar gjithashtu kuota në kompani të tjera si “GENERAL TRADING sh.p.k.”. Kompania e tij “RAFIN COMPANY” ka pësuar një rritje të fuqishme të xhiros dhe kapitaleve vitet e fundit, duke arritur të ardhura vjetore që kapin qindra miliona lekë, kryesisht përmes kontratave publike dhe konsorciumeve të ndërtimit.

Fakti që pronari i kompanisë është me origjinë nga Skrapari, zonë fqinje dhe me lidhje të forta me Poliçanin dhe fiton një tender kaq të majmë me 95.8% të vlerës maksimale, shton edhe më shumë dyshimet e rrjetit të njohjeve dhe klientelizmit në kurriz të fondeve publike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit