Tina në burg për vrasjen e Martinit, i fejuari i saj: Qau dhe më tha nuk është e vërtetë

Tina në burg për vrasjen e Martinit,…

Martina Pajollari është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, më 18 qershor të këtij viti në Kolanec.

18-vjeçarja e cila u la më burg është fejuar dy javë më parë. Artion Ferraj i fejuari i saj gjatë një interviste ka treguar se me Tinën është njohur para vrasjes së Martinit.

Ferraj shprehet se Tina i ka thënë që nuk ka lidhje me ngjarjen. Më tej, ai shton se do ta mbështesë të fejuarën e tij pasi beson në pafajësinë e saj.

“Unë e kam pyetur herë pas here për ngjarjen ku thuhet se është përfshirë dhe më ka thënë se nuk është e vërtetë. Qau dhe tha “për kokë të babit nuk është e vërtetë”. Në bindjen time kjo gjë nuk është e vërtetë pasi unë i kam hyrë kësaj pune dhe e kam marrë për nuse. Kjo gjë nuk është e vërtetë“, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit