“Tipat si Prodan në Shqipëri i dërgojmë për të na blerë gjëra”, Boksieri Florian Marku humb qetësinë

“Tipat si Prodan në Shqipëri i dërgojmë…

Boksieri shqiptar Florian Marku gjatë një konference për shtyp ka humbur qetësinë dhe ka tentuar të godasë kundërshtarin e tij. Kundërshtari e ka provokuar boksierin shqiptar, duke thënë se ai ka gabuar që e ka pranuar përballjen me të, duke e nënvlerësuar boksierin shqiptar.

Florian Marku do të ndeshet me ukrainasin Maxim Prodan, të shtunën në stadiumin e Tottenham me afërsisht 70 mijë tifozë.

“Ky flet shumë dhe nuk ia ka idenë se çfarë është boksi. Duhet të mbajë me vete ndonjë armë nëse pretendon të më rrah mua. Do t’ia tregoj të shtunën se ka bërë gabim që pranoi të ndeshej,”-u shpreh Prodan.

“Tipa si Prodan në Shqipëri ne i dërgojmë të blejnë gjëra në dyqan. Betohem në zot se kam pritur me padurim këtë rast dhe do t’u tregoj të gjithëve me grushtat e mi se Prodan e ka gabim. Nuk do të lejoj askënd që ta marrë këtë moment nga unë. Jam 100% i sigurtë se do ta mposht ne nokaut”, ka thënë boksieri shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit