Tirana e frikshme, shpartallon në miqësore skuadrën e njohur

Tirana e frikshme, shpartallon në miqësore skuadrën…

Tirana ka shuar dyshimet e të gjithëve ditën e sotme, duke treguar edhe njëherë në fushën e lojës se nuk ka humbur shumë nga hapi i pandalshëm i përpara pandemisë. Bardhelbutë kanë shkatërruar me shifra të thella ndaj Tërbunit të Pukës, teksa rezultati final shënonte 6-1 për djemtë e Egbosë. Shifra të tilla duken më tepër të ngjashme me ato në sporte si tenisi e jo si futbolli, duke treguar kështu një dominim total në fushë. Takimi miqësor është zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e kompleksit “Skënder Halili“.

Tirana kthehet kështu atje ku e la dhe shkon drejt Bylisit e sigurt në vetvete dhe pa dyshime se mund të vazhdojë ritmin pozitiv që kishte përpara ndalesës së detyruar të kampionatit. Egbo duhet t’i gëzohet këtij rezultati në miqësore, i cili është një shenjë e qartë se bardheblutë janë sërsish aty për të luftuar deri në fund këtë sezon.

KF Tirana 6-1 Terbuni

GOLAT: Hoxhallari, Halili (2), Dunga (2), Morina

FORMACIONI I TIRANËS: Lika, Doka, Vangjeli, Muca, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Halili, Cobbina, Torasaa, Ngoo

Pas min 65 u futen: Bakaj, Kraja, Osmani, Sidibe, Ismajlgeci, Karabeci, Hasani, Stafa, Morina, Beshiraj; Dunga

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit