Tirana e ka bërë merkaton brenda shtëpisë, dy titullarë “flakin patericat” dhe rikthehen të stërviten

Tirana e ka bërë merkaton brenda shtëpisë,…
Featured image of article: Tirana e ka bërë merkaton brenda shtëpisë, dy titullarë “flakin patericat” dhe rikthehen të stërviten

Jurgen Çelhaka dhe Elton Kale janë dy lojtarë të rëndësishëm të cilët dje kanë dalë në stërvitje pas shumë kohësh mungesë. Një lajm i shkëlqyer për trajnerin, pasi mesfushori do të rikthehet të përmirësojë balancat në ekip, ndërsa braziliani të japë shkëndijat e nevojshme bashkë me Muçin dhe Seferin në repartin e avancuar.

Dy lojtarët janë tepër të rëndësishëm dhe për Deden do të jenë si dy përforcime më shumë në janar. Sa i përket afrimeve të tjera bardheblutë ndërkohë janë një hap larg firmës me sulmuesin e CSKA së Sofies Ahmed Ahmedov.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit