Tirana gati për Champions, testet për Covid dalin negative

Tirana gati për Champions, testet për Covid…

Skuadra e Tiranës tashmë mund të thuhet se është gati për t’u përballur me Dinamo Tbilisin në Champions League këtë të mërkurë.

Bardheblutë kanë marrë analizat e tamponëve të kryer në ditët e fundit dhe të gjithë kanë rezultuar negative për koronavirus.

Kampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë të martën drejt Tbilisit për të nisur rrugëtimin e tyre europian që iu kishte munguar prej disa vitesh.

Tiranës do t’i mjaftojnë vetëm përgjigjet e analizave të kryera në Shqipëri për të udhëtuar drejt transfertës së Champions dhe nuk do të ketë nevojë për testime të mëtejshme me të mbërritur në Tbilisi.

Me të mbërritur atje skuadra kampione e Shqipërisë do të stërvitet normalisht dhe do të kryejë të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjen e parë të turit kualifikues. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit