Tirana humbet në basketboll, Deborah Keci i hedh arbitrit fanellën mbi kokë

Tirana humbet në basketboll, Deborah Keci i…

Besëlidhja në basketboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e sotme 80-73 ndaj Tiranës në finalen e dytë play off, luajtur në “Feti Borova”. 

Mirëpo kjo fitore nuk u prit dhe aq mirë nga drejtorja e përgjithshme e klubit sportiv Tirana, Deborah Keci, pasi pas përfundimit të lojës duket e ka humbur qetësinë. 

Në minutat e fundit të ndeshjes, një nga lojtarët e stolit të Tiranës ka hedhur në fushë një bluzë. Arbitri e ka marrë bluzën dhe e ka kthyer tek stoli i kryeqytetasve. 

Në këtë moment, Keci ka rimarrë bluzën dhe ia ka hedhur në kokë arbitrit duke shkaktuar ilaritet dhe sigurisht një faull teknik. 

Ky gjest është komentuar edhe në rrjetet sociale ku nuk u prit dhe aq mirë. Qytetarët e kanë cilësuar si një xhest të ulët këtë. 

Më pas gjestin josportiv e ka vijuar edhe trajneri i Tiranës. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit