Tirana katandiset në WC. Ankohen banorët për ‘Zdrromsin’, paguajnë lek nga xhepi për të rregulluar kanalet

Tirana katandiset në WC. Ankohen banorët për…

Çdokush prej nesh e di shumë mirë se nuk pritet ndonjë gjë shëmbullore dhe e pastër nga një ‘Zdrroms’.

Bashkia e Tiranës me ‘Lali Zdrromsin’ në krye mund të mbahet mend vetëm për beton dhe për asnjë shërbim në favor të qytetarëve.

Dhe kjo tregohet fare mirë nga denoncimet e qytetarëve.

Njëri prej tyre ka shkruar se kanalizimet e lagjes i kanë rregulluar duke paguar vetë paratë duke qënë se shërbimi i bashkisë nuk e hapte telefonin.

Qytetari tregon se bashkë me banorët e tjerë kanë paguar para dhe kanë ardhur në lagje disa punëtorë për të rregulluar kanalizimet.

Arsyeja e ankimit të qytetarit ishte se e gjithë lagjja vinte një erë të keqe.

Lagjja është pranë sheshit “Wilson”.

Qytetari denoncon:

“Pershendetje JOQ! Po i rregullojm lagjet me leket tona. “Sheshi Wilson” mbrapa EHË.

Se lali eri nuk na pergjigjet. Postoje qe ta votojn prap partin socialiste.

I kemi paguar neve banoret, qe te vin, per te rregullu kanalizimet se vinte era m*t lagja, nji nga kto shefat e ukt e njihnin kta banoret.

Flm nese e postoni!”

/Burimi: JOQ-Albania/ Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit