
Shqipëria regjistronte një nivel të lartë të të rinjve që ishin pasiv, ku rreth 23% e tyre nuk ishin në punë dhe as nuk bënin ndonjë aktivitet tjetër. Ndërkohë, nga 12 qarqet, Tirana regjistron nivelin më të lartë të “dembelizmit”.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit 2022 shkalla e inaktivitetit në Tiranë ishte 42 për qind, duke lënë pas edhe Lezhën e cila kryesonte renditjen për popullsisë jo aktive në tregun e punës për shumë vite.
Megjithëse në kryeqytet dhe rreth tij janë të përqendruar rreth 60 për qind e aktivitetit ekonomik, gjysma e popullsisë së Tiranës nuk dëshiron të punojë edhe pse disa industri po vuajnë për punonjës.
“Nga 12 qarqet e vendit, pas Tiranës Lezha, Dibra dhe Vlora kanë përqindje të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës me mbi 40%. Në krahun tjetër, Berati, Korça dhe Elbasani kanë nivelet më të ulëta të popullsisë jo aktive në tregun e punës”, raporton INSTAT.
Konkretisht vetëm në Tiranë, gjatë vitit 2022 mbi 860 mijë persona ishin të papunë dhe as nuk po kërkonin një të tillë.