Tirana mund Vllazninë dhe thellon sërish diferencën në +9 nga Kukësi

Tirana mund Vllazninë dhe thellon sërish diferencën…

Tirana është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë në sfidën e dominuar totalisht nga skuadra e Egbosë, ndaj një Vllaznie thuajse inekzistente në fushën e lojës, sidomos në pjesën e dytë.

Fragmenti i parë i lojës, u mbylle me epërsinë 2-0 të kryeqytetasve, me autorë të golave Torasa dhe Ngo. Vlen të theksohet se në minutën e 25-të, shkodranët pretenduan për 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë brenda zonës, ndërkohë që gjyqtari Jorgji vazhdoi lojën.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Tirana mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit.

Pavarësisht epërsisë numerike, Vllaznia nuk arriti të bënte asgjë, ndërkohë që Kale vulosi gjithçka me një gol të bukur në minutën e 63-të. Me këtë triumf Tirana shkoi në kuotën e 62 pikëve, duke kryesuar bindshëm, ndërkohë që Vllaznia është pozicionuar në vendin e 8-të me 39 pikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit