Tirana nuk është më qyteti më i prekur nga Covid-19, ja kush mban vendin e parë

Tirana nuk është më qyteti më i…

Fundjava ka shënuar shumë pak raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Të shtunën u regjistruan vetëm 7 raste ndërsa sot 6 të tilla. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në total në vendin tonë janë 233 raste aktive me Covid-19, dhe ajo që është e çuditshme, është që Tirana edhe pse qyteti më i madh në vendin nuk është ajo që kryeson për rastet aktive.

Sipas të dhënave nga MSH, vendin e Tiranës e ka zënë Kruja, e cila ka 91 raste e ndjekur nga kryeqyteti me 90 raste aktive.

Vendi i tretë me më shumë raste aktive është Kurbini me 20 raste. Pas tij vjen Shkodra me 17 raste. Në total të infektuar janë 795 qytetarë, 67 përqind e të cilëve, sipas MSH janë të shëruar. Nga dita e nesërme do të shtohen qytetet që do të futen në listën e zonave të gjelbra, çka nënkupton se qytetarët nuk do të duhet që të marrin leje për të dalë nga shtëpitë e tyre, qoftë në këmbë, qoftë edhe me automjete.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit