Tirana nuk ia del! Serbët kalojnë me një gol në “Air Albania”

Tirana nuk ia del! Serbët kalojnë me…

Tirana nuk ia del!

Kryeqytetasit nuk kanë arritur dot të kalojë në fazën e tretë paraeliminatore të Champions League. Bardheblutë u mpòshtën 1-0 nga Crvena Zvezda në “Air Albania”, në një takim ku krijuan raste të pastra për shëním, por që nuk arritën t’i konkretizonin.

Pjesa e parë u përfùndoi në barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë ishte Muçi ai që mund të shënonte golin e avantazhit për ekipin e drejtuar nga Emmanuel Egbo, por gòditja e tij me të majtën nga brenda zonës u devijua nga portieri dhe përfùndoi në shtyllë.

Vetëm disa minuta më vonë, Crvena shënoi pas një gòditjeje këndi me anë të portugezit Tomane (62’).

Tirana mund të kishte barazuar me anë të Cobbinah, por ganezi nuk arriti dot të mpòshtte portierin serb kur u gjend ballë për ballë me të, pasi topi i gòditur nga ai me të djathtën përfùndoi mbi traversë.

Në sekondat e fundit të takimit, Torasa gòditi me kokë pas një rrèmuje në zonë, por portieri serb arriti të shmàngte golin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit