Tirana nuk ka rampa, ja disa nga vështirësitë që hasin në përditshmëri paraplegjikët

Tirana nuk ka rampa, ja disa nga…

Kryetari i shoqatës së Personave Para dhe Tetraplegjikë për degën Tiranë, Ali Plaka për TVA NEWS ka folur në emër të të gjithë personave më aftësi të kufizuara, ai tha se çdo person me aftësi të kufizuar duhet të ketë një rampë nga trotuari në trotuar.

 I shoqëruar nga gazetari ynë dhe operatori ecën nëpër rrugët e Tiranës ku duket qartë vështirësia që këta persona hasin kur duan të lëvizin. Kujtojmë që mungesa e rampave nuk është një problem që lindi dje, ndër vite është folur që ato duhet të jenë kusht por si gjithnjë “Shqipëria është mjaft larg arritjes së standardeve që duhen”.

Një tjetër kërkesë e tyre është edhe tabela për parkim invalidësh. Kemi parë që edhe në ato pak vende ku mund të parkojnë invalidët, ua zënë makinat luksoze. Të paktën të ketë pak humanizëm!

Intervista e plotë me Z. Ali Plaka

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit