Tirana nuk po pastrohet, Zdromsi ka hequr dorë... kryeqyteti po infekton gjithë vendin me COVID-19

Tirana nuk po pastrohet, Zdromsi ka hequr…

Bashkia e Tiranës ka hequr dorë prej muajsh nga pastrimi, larja e rrugëve dhe dezinfektimi i ambienteve publike, si masë kjo për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryebashkiaku Veliaj, përveçse një ‘filantrop’ betoni, tashmë është kthyer edhe në një promovues statujash e bustesh nëpër Tiranë.

Lali Zdromsi e ka zhytur prej muajsh Tiranën në vatër kolere dhe pisllëku, dhe ka harruar se qyteti ka nevojë për punë publike dhe mirëmbajtje.

Javët e fundit, kryeqyteti po shndërrohet me shpejtësi, në një vatër shpërthyese për infeksionin Covid-19.

Është pikërisht kjo vatër që ka gati gjysmën e rasteve aktive dhe që në shumë raste, bëhet shkas për përhapjen, edhe në rrethet e tjera të vendit.

Kujtojmë se mjaft nga të infektuarit nëpër Shqipëri, e kanë marrë virusin në kryeqytet gjatë shërbimeve në QSUT, apo nëpër institucione të tjera shtetërore.

Bëhet fjalë për 1318 personave aktive të infektuar me Covid-19, në gjithë territorin e vendit, nga të cilë 529 raste janë në Tiranë.

Këto shifra i njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, duke konfirmuar shndërrimin e kryeqytetit në “krye-vatër” të koronavirusit në vend.

Pas Tiranës, vijnë Shkodra, Kruja dhe Durrësi, ndërkohë që virusi ka marrë zgjerim të papritur edhe në rreth të tjera.

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë, i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

Por në asnjë rast nuk shihet dora e autoriteteve të Bashkisë Tiranë.

Prej muajsh kazanët e mbeturinave kundërmojnë era kërmë, rrugët e qytetit nuk lahen.

Pemët që janë mbushur me qese mbeturinash të hedhura nga pallatet, as nuk krasiten, as nuk pastrohen e dizinfektohen.

Po ashtu, çdo ditë e më shumë syri të shikon rrugë të mbushura me maska dhe doreza që hidhen nga njerëz të papërgjegjshëm, në anë të rrugëve dhe trotuarëve.

Por në asnjë vend syri nuk të kap punonjës të bashkisë që pastrojnë, makina që lajnë rrugët, apo njerëz që dizinfektojnë vendet e mbeturinave.

Lali Zdromsi ka hequr dorë nga çdo lloj shërbimi për qytetarët, por merret vetëm me dhënie lejesh për kulla dhe mbledh taksa e gjoba të majme nga ana tjetër.

Po t’i shtosh kësaj situate edhe hapjen e kafeneve dhe të shërbimit të transportit urban, e përmbyll bukur ekuacionin se përse Tiranë është kthyer në kryeqytetin e koronavirusit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 529

Durrës 229

Shkodër 169

Vlorë 120

Lezhë 65

Fier 41

Kukës 40

Elbasan 34

Korçë 32

Berat 24

Dibër 18

Gjirokastër 17

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit