Tirana para 90 viteve... kur nuk ishte metropoli i betonit, por një qytet me stil

Tirana para 90 viteve… kur nuk ishte…

Në 100 vitet e fundit Shqipëria ka ndryshuar e gjitha, sidomos në aspektin urban, por bashkë me zhvillimin, industrializimin dhe në fund me modernizimin, kanë humbur një herë e për gjithmonë shumë nostalgji.

Një prej tyre është edhe pamja e dikurshme e shumë qyteteve të Atdheut tonë, të cilat edhe pse atëherë sapo kishin dalë nga mesjeta, përsëri kishin një pamje më të bukur dhe më të ngrohtë.

“Gazetaatdheu.com” sjell sot për lexuesit e saj këtë foto-galeri të rrallë, me foto nga qyteti i vjetër i Tiranës, kur sapo ishte shpallur kryeqytet. Në fotot e rralla që i përkasin viteve 1920-’30, është një pamje krejt ndryshe nga Tirana e sotme.

Edhe pse në ato vite qyteti i Tiranës ishte i vogël dhe me pak banorë, ai gjithsesi nisi të formëzohej si një qytet me stil europian, por shumë ndryshe nga sa ka degjeneruar sot, si pasojë e urbanizimit kaotik dhe betonizimit të shfrenuar.

Janë të shumët brezat e ‘tironsve’ por dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Shqipërisë, që e mbajnë mend kryeqytetin krejt ndryshe dhe nga pamja e dikurshme ruajnë momente nostalgjike.

Nisur nga kjo, morëm shtysë dhe sollëm sot për ju këtë foto-galeri të veçantë, të quajtur “Tirana që nuk është më”…

Ju mbetet ju sot që të gjykoni se kur ishte më i bukur qyteti dhe se a duhej ruajtur një pjesë e tij që sot është zhdukur ose deformuar?

Shikoni foto-galerinë dhe kujtoni se si ka ndryshuar ndër vite kryeqyteti i Atdheut tonë, Tirana./Përgatiti: D.DH./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”44″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit