“Tirana Parking” e Veliajt, 88 mln lekë për bileta parkimi firmës me ofertën më të lartë

“Tirana Parking” e Veliajt, 88 mln lekë…

“Tirana Parking” është një agjensi në varësi direkte të Bashkisë Tiranë që ka si objektiv tё administrojё shёrbimin e parkimit publik me pagesё nё Tiranё, mbi tokё dhe nёntokё, nё pёrputhje me zonat e pёrcaktuara pёr kёtё qёllim dhe tё vjelё tё ardhurat e gjeneruara prej tij.

Kjo agjensi drejtohet nga Eglantina Zëre, e cila ndër të tjera, si shumë “shokë” e shoqe” të Rilindjes, ka për detyrë të organizojë edhe tendera në emër të institucionit që drejton. Në rastin konkret bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Bileta Elektronike për Parkim” me një fond limit prej 7,312,833 lekësh të reja pa TVSH.

Në të kanë marrë pjesë 4 kompani, përkatësisht “Adi Proffesional” sh.p.k. me vlerë të ofruar 7,232,500 lekë të reja pa TVSH, “ALBDESIGN PSP” sh.p.k. me vlerë të ofruar 6,412,500 lekë të reja pa TVSH, “AICOM” sh.p.k. me vlerë të ofruar 6,330,000 lekë të reja pa TVSH dhe “Adel CO” sh.p.k. që nuk ka paraqitur fare ofertë ekonomike.

Kush e fitoi do të thoni ju? Kompania me ofertën më të ulët? Jo, aspak. E kundërta madje. Tenderin e fitoi firma me ofertën më të lartë, madje me një diferencë prej vetëm 800 mijë lekë të vjetra nga fondi limit. Ose e shprehur në përqindje, vlera e fituesit është sa 98,9% e fondit limit, çka të bën të mendosh se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Por jo vetëm kaq, një nga arsyet kryesore të skualifikimit të konkurrentëve me vlerë më të ulët ka qenë pikërisht fakti se nuk plotësonin njërin nga kriteret e përgjithshme të pranimit/kualifikimit, përkatësisht që firma të ketë në fushën e veprimtarisë në QKB objektin e prokurimit. Ndërkohë që sipas ekstraktit të QKB firmat e skualifikuara nuk e kishin në objektin e veprimtarisë së tyre mallin (Biletat Elektronike) e kërkuar për tu prokuruar nga Autoriteti kontraktor Tirana Parking.

Por a e plotësonte këtë kriter firma e shpallur fituese, përkatësisht “Adi Proffesional” sh.p.k. me pronar dhe administrator Adriatik Tarja? Përgjigjia është jo. Pra shikoni se çfarë matrapazllëqesh bëhen. Skualifikohen firmat me ofertën më të ulët se gjoja nuk plotësonin një nga kriteret, kur në fakt atë kriter nuk e plotëson as vetë firma fituese që gjithashtu ofroi dhe vlerën më të lartë. Ky fakt vërtetohet kokëfortësisht në objektin e veprimtarisë së fituesit “Adi Proffesional” sh.p.k. pranë QKB. E ç’të thuash më tepër? Të fala o Eglantina se u pa dhe puna jote.

/Burimi: JOQ.al/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit