Plas sherri me grushte mes basketbollisteve të kryeqytetit

Plas sherri me grushte mes basketbollisteve të…

Përfundon me skena dhune derbi i femrave në basketboll. Në fund të ndeshjes lojtaret e Tiranës dhe Partizanit kapen me njëra-tjetrën duke përfshirë dhe familjarët që ndodheshin aty. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 10.00 të paradites, kur  po zhvillohej derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Partizani mundi 86-83 Tiranën, duke eliminuar vajzat bardheblu në derbin e dytë. Por rezultati ka qenë i papranueshëm nga skuadra e kryeqytetit dhe kështu vajzat janë përleshur me njëra-tjetrën.

Gjithçka ka ndodhur në përfundimin e ndeshjes, kur Ebi Dishnica e Tiranës dhe Antoinette Alyssa Bannister e Partizanit janë përplasur me njëra-tjetrën. Ka qenë basketbollistja e Partizanit që ka grushtuar Dishnicën, e cila ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. E gjitha si shkak i fyerjeve raciste.

Bannister tenton të largohet drejt pankinës së kuqe, por aty vjen me vrap Dishnica që e shtyn atë dhe e rrëzon me kokë në parket. Aty vijuan sërish edhe kacafytjet edhe pse trajnerja Eliverta Bujari u mundua t’i shkëpuste nga njëra-tjetra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit