Tirana qyteti më i shtrenjtë në Europë, çmimet e shtëpive në rritje edhe në 2023

Tirana qyteti më i shtrenjtë në Europë,…

Tirana vazhdon të renditet në listën e qyteteve më të shtrenjta në Europë. Kjo për shkak të çmimeve të larta të banesave dhe të ardhurave shumë të ulëta. Sipas raportit të fundit të Numbeo-s, për të blerë një apartament në Tiranë nevojiten 17,5 vite. Ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës, Parisi, një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 20.2 vite.

Në renditjen e Numbeo-s për 332 shteteve në botë për indeksin e blerjes së një apartamenti për vitin 2023 Tirana renditet ndër shtetet europiane për apartamentet më të shtrenjta. Kjo pasi në Tiranë çdo vit çmimet e pronave vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta ndërsa niveli i pagës mesatare nuk ka pësuar ndonjë ndryshim. Në renditjen botërore të Numbeo-s Tirana pozicionohet në vendin e 51, para Mynihut ku një familje për t’u bërë pronare në këtë qytet i nevojiten 16.1 vite, në Vjenë 11.5 vite, në Nju York, 10.2 vite, në Bruksel, 6.7 vite apo në Majami, 5.8 vite.

Në qytetet më shtrenjta në rajon është Beogradi i Serbisë ku duhen 19.6 vite të bëhesh pronar shtëpie. Për 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Parisi me 20.2 vite, ndërsa qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Shangai në Kinë ku duhen 46.6 vite për të blerë një apartament.

Kujtojmë se, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së pronës për Tiranën ka qenë i lartë edhe në indeksin e vitit 2021 përkatësisht me 16.2 vite dhe në 2022 me 15.7 vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit