Tirana-Teuta, finalja e Superkupës për prestigj, asnjë lek për ekipet. Si pritet të rreshtohen në fushë

Tirana-Teuta, finalja e Superkupës për prestigj, asnjë…

Luhet ditën e sotme në orën 20:00, finalja e Superkupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës.

Takimi do luhet në ‘Elbasan Arena’, por vetëm një trofe prestigji. Fituesi nuk përfiton asnjë gjë nga ana financiare.

Bardheblutë do kërkojnë fitoren, pas humbjes që morën në Kupën e Shqipërisë, pikërisht nga Teuta.

Trajneri Emanuel Egbo ka menduar në lidhje me formacionin dhe do të ketë ndryshime. Toshevksi i është bashkuar Maqedonisë së Veriut dhe Toli pritet të jetë titullar në të djathtë, kurse në të majtë Ismajgeci. Dyshja Vangjeli-Najdovski nuk ndryshohet, sikurse mesfushorët e qendrës. Në sulm ka vetëm një ndryshim, me Halilin që pritet të zërë vendin e brazilianit Cale.

Nga ana tjetër edhe Teuta pritet të luajë me më të mirët, me dilemën e vetme se kush do të luajë nga fillimi në majë të sulmit: Hebaj apo Krasniqi. Sigurisht të dyja ekipet e kanë mendjen edhe te shorti i Europa League dhe Superkupa e Shqipërisë mund të jetë një provë gjenerale për sfidat në vazhdim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit