Tiranë/ 3 rumunë grabitën 40 milionë lekë duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike

Tiranë/ 3 rumunë grabitën 40 milionë lekë…

Policia ka shpallur në kërkim 3 rumunë pasi akuzohen se kanë grabitur 40 milionë lekë, dhe kanë dëmtuar disa ATM në Tiranë. Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, janë identifikuar nga Krimi Kibernetik dhe tashmë janë shpallur në kërkim. Të rinjtë kanë ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, kartave te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM-të.

Bëhet e ditur se nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, këta persona kanë kryer katër vjedhje, ndërsa në 2 raste të tjera, pavarësisht tentativës nuk kanë arritur që të vjedhin para. Veç bankave të nivelit të dytë, rumunët kanë grabitur edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave.

Njoftimi i policisë:Policia ka shpallur në kërkim 3 rumunë pasi akuzohen se kanë grabitur 40 milionë lekë, dhe kanë dëmtuar disa ATM në Tiranë. Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, janë identifikuar nga Krimi Kibernetik dhe tashmë janë shpallur në kërkim. Të rinjtë kanë ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, kartave te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM-të.

Bëhet e ditur se nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, këta persona kanë kryer katër vjedhje, ndërsa në 2 raste të tjera, pavarësisht tentativës nuk kanë arritur që të vjedhin para. Veç bankave të nivelit të dytë, rumunët kanë grabitur edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të hetimeve për dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më datë 09.12.2023 dhe më datë 06.01.2024, ku u vodhen shuma parash në disa ATM të institucioneve bankare në Tiranë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

  1. O., 51 vjeç, M. M., 45 vjeç, A. S., 20 vjeç, të tre shtetas rumunë, banues në Rumani.

Nga veprimet hetimore intensive të kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe më datë 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke dëmtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, janë autorë të 2 rasteve të tilla të vjedhjes, të mbetura në tentativë, të 1 vjedhjeje të kryer më datë 06.01.2024 dhe të 3 vjedhjeve të tjera, të kryera më datë 09.12.2023.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve kriminale dhe për identifikimin e autorëve të tjerë të të inplikuar në këtë veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit