Tiranë| 62-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit

Tiranë| 62-vjeçarja i jep fund jetës duke…

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Një 62-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”. Burime zyrtare nga policia thonë se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet V. B.

Grupi hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 13.12.2021, rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit