Tiranë/ Aksidenti i rëndë, makina përplas për vdekje të miturin me biçikletë

Tiranë/ Aksidenti i rëndë, makina përplas për…

Një aksident i rëndë u shënua sot në Tiranë në orët e pasdites në zonën e Farkës.

Një 14-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

Ai ishte me biçikletë kur u përplas nga një mjet.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç.

Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit