Tiranë/ Basha vizitë tek një biznes: Ka nevojë për një shpresë të re!

Tiranë/ Basha vizitë tek një biznes: Ka…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë përshtypjet pas vizitës tek një biznes në Tiranë. Basha shkruan se Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re, për një qeveri që i ndihmon

“Rolanda më tregoi për vështirësitë me të cilat ndeshet biznesi me produkte ushqimore shqiptare që ajo e menaxhon prej disa kohësh. Me pak xhiro dhe me punonjës që janë detyruar të largohen nga puna – për fat të keq kjo është situata në pjesën më të madhe të bizneseve të vogla në Shqipëri. Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re. Për një qeveri që i ndihmon. Një qeveri që kujdeset për ta, mposht sëmundjen dhe ripërtërin ekonominë. Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje shqiptare nga kriza dhe do të punojmë për rritjen e ekonomisë e punësimit. Bashkë do të sjellim një shpresë të re për vendin”, deklaroi Basha./Ballkan Web

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit