Tiranë/ Bie skela e një pallati në ndërtim, plagosen babë e bijë që po kalonin në trotuar

Tiranë/ Bie skela e një pallati në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Tek ish parku i autobusëve, ka rënë skela e një pallati në ndërtim. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Këta të fundit janë babë e bijë të cilët po kalonin në trotuar dhe janë plagosur aksidentalisht. Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes janë shoqëruar inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe popunon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit