Tiranë/ Gjendet pa shenja jete punonjësi i një kompanie Security

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete punonjësi i…

Një person është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë – Durrës mbrëmjen e sotme.

“Rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, shtuan të njëjtat burime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit