Tiranë/ I riu u gjet i pajetë në banesë me plumb në trup... detaje nga ngjarja në Farkë

Tiranë/ I riu u gjet i pajetë…

Edhe Tirana u përfshi sot në mëngjes nga një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi.

Në Farkë të Tiranës u raportua që në orët e para të mëngjesit se një shtetas ishte gjendur pa jetë në banesën e tij.

Por më pas, Policia e Tiranës, përmes një deklarate për mediat, dha më tepër detaje nga ngjarja që ndodhi sot në Farkë, ku një 37-vjeçar u gjet i pajetë në banesë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00. Sipas policisë, dyshohet se Eugen Lazri dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e policisë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit