Tiranë/ Makinat përplasin biçikletat dhe largohen, plagosen dy të rejat

Tiranë/ Makinat përplasin biçikletat dhe largohen, plagosen…

Dy aksidente me pasojë plagosjen e dy të rejave kanë ndodhur mëngjesin e sotëm. Njëri prej aksidenteve ndodhi në orën 08:07 tek sheshi ‘Karl Topia’, ku një automjet ka aksidentuar biçilisten 22-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Identiteti i saj ende nuk bëhet me dije por mësohet se ajo ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Një aksident i ngjashëm, ka ndodhur vetëm dy minuta më vonë. Saktësisht në orën 08:09, në rrugën ‘Teodor Keko’, Unazë e Re. Një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një 25-vjeçare me biçikletë.

Si në aksidentin e parë, edhe këtë herë drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa e reja raportohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Identiteti i saj ende nuk bëhet me dije por mësohet se policia e ka identifikuar me inicialet D.Sh.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit