Tiranë| Motra denoncon vëllain: Më është futur natën në krevat, do të bëjmë s*ks

Tiranë| Motra denoncon vëllain: Më është futur…

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare e cila ishte e dënuar për prostitucion, ka denoncuar vëllain e saj pasi i kërkonte që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Sipas gazetës “Si”, në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo vendosi t’i drejtohej policisë me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain.

Pasi hetuesit e komisariatit numër 4 panë faktet dhe provat dhe po ashtu kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, vendosën të mos ta shoqërojnë vëllain e kallëzuar, por ta procedojnë më pas në gjendje të lirë. Djali i denoncuar është i moshës 33 vjeç. Ai fillimisht u denoncua nga motra për ngacmim seksual. Por, sipas policisë e gjitha kjo ka rezultuar e pavërtetë.

Ajo, sipas policisë është përpjekur në këtë mënyrë që t’i japë fund dhunës dhe të jetë e lirë, si fillim duke dërguar vëllain në burg. Por, ky plan nuk i ka ecur, pasi të vërtetën e ka treguar nëna e tyre, e cila akuzon të bijën.

38-vjeçarja ka thënë në polici:

Kam qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni, nis rrëfimin ish-prostituta, e cila doli nga burgu 325 në Tiranë dy vite më parë. Marrëdhëniet në shtëpi nuk i kam aspak të mira, pasi vëllai më ngacmon, vjen e më futet gjatë natës në krevat, më prek ngado e thotë dua të kryer s*ks me ty. Disa herë ai më thotë që nuk ka të dashur dhe do të kryejë marrëdhënie dhe i kam thënë që “më ke motër gjej dikë tjetër se je çun Tirane”. Këto veprime i ka kryer edhe në sy të nënës, por ajo ka mbajtur krahun e vëllait.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit