Tiranë/ Një person i armatosur terrorizon një familje!

Tiranë/ Një person i armatosur terrorizon një…

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar në kryeqytet. Një person i paidentifikuar dhe i armatosur është futur në banesën e një familje në Tiranë dhe i ka terrorizuar me armë. Bëhet fjalë për banesën e shtetasit Sh.A, në shtëpinë e të cilit ka tentuar të futet një person i armatosur, por është larguar me shpejtësi kur ka vënë re së është diktuar nga familja.

Njoftimi

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit