Tiranë/ Plagosen me thikë dy 20-vjeçarë

Tiranë/ Plagosen me thikë dy 20-vjeçarë

Dy 20-vjeçarë janë plagosur me thikë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, në Tiranë. 

Shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar. Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. 

Ndërkohë është duke vijuar puna për kapjen e autorit dhe zbulimin e shkaqeve të kësaj ngjarje. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit