Tiranë/ Po çonte me urgjencë të sëmurin në spital, makina përplaset në hyrje të QSUT-së

Tiranë/ Po çonte me urgjencë të sëmurin…

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën para pak momentesh tek hyrja për në QSUT-ë, në Tiranë.

Një makinë tip “Seat” ishte duke u futur me shpejtësi drejt spitalit, në momentin kur është përplasur nga një makinë tjetër.

Sipas një qytetari, të pranishëm në vendin e ngjarjes, makina ishte me nxitim pasi po dërgonte në spital një person të sëmurë.

Ndërsa duket se, gjithçka është rënduar edhe më tepër për shkak të përplasjes.

Nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen dhe ende nuk raportohet për të lënduar.

Mesazhi i qytetares për portalin “JOQ-Albania”:

“Hyrja e Q.S.U.T tirane 2 makina u perlasen Seati po hynte urgjenc ne QSUT pasi kishte nje pasagjer te semur Makina tjeter erdhi me shpejtesi dhe goditi”.

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…

FOTO/ Tiranë, aksident në kryqëzimin e Porcelanit. Makinat përplase kokë më kokë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit