Tiranë| Po pinte kafen e mbrëmjes, 70-vjeçari humb jetën në lokal

Tiranë| Po pinte kafen e mbrëmjes, 70-vjeçari…

Një i moshuar 70-vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të premteje.  Policia bën me dije se shtetasi me iniciale F. M., 70 vjeç. ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

“Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit